Warriors dhe Pelicans me nga 3 fitore

Sport April 20, 2018 - 12:30

Golden State Warriors dhe New Orleans Pelicans kanë shënuar fitoret e treta nga po aq ndeshje të “Play-Off”-it, transmeton zeri.info

Warriors triumfoi përsëri kundër San Antonio Spurs, kësaj radhe si mysafir me rezultatin 97:110.

Spurs nuk bënë aspak rezistencë ndaj Golden State që sërish nuk e ndjeu mungesën e Stephen Curryt, pasi Kevin Durant dhe Klay Thompson treguan edhe njëherë tjetër të gjithë potencialin e tyre.

Durant realizoi 26 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime, ndërsa Thmpson kontribuoi me 19 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime.

Në krahun tjetër LaMarcus Aldrige i vetëm nuk mund të bënte më shumë, duke e mbyllur ndeshjen me 18 pikë, 4 asistime dhe 10 kërcime.

New Orleans Pelicans ka korrur fitoren e radhës kundër Portland Trail Blazers me rezultatin 119:102. Nikola Mirotic me 30 pikë, 8 asistime dhe 2 kërcime dhe Anthony Davis me 28 pikë, 11 kërcime dhe 2 asistime shkëlqyen në triumfin e vendasve.

Rezultatet: San Antonio – Golden State 97:110 (0:3), Miami – Philadelphia 108:128 (2:1), New Orleans – Portland 119:102 (3:0).