Sanches nuk do të shkojë në Botëror

Sport April 20, 2018 - 12:05

Trajneri i Swanseas, Carlos Carvalhal thotë se nuk ka asnjë shans që mesfushori i skuadrës së tij Renato Sanches të ftohet nga përfaqësuesja portugeze në Kupën e Botës, transmeton zeri.info

Sanches, i cili është i huazuar te klubi anglez nga Bayern Munichu, është duke përjetuar një edicion të tmerrshëm dhe ka luajtur vetëm nëntë herë si titullar në Premierligë.

Mesfushori kishte shkëlqyer me Portugalinë në Kampionati Evropian të vitit 2016 dhe ishte konsideruar si njëri prej futbollistëve më të mirë të rinj në botë, por forma e tij ka rënë në mënyrë drastike gjatë dy edicioneve të fundit.

“Nuk mendoj se ai ka ndonjë shans për të shkuar në Kupën e Botës”, deklaroi Carvalhal për Sanchesin, i cili për herë të fundit si titullar ka luajtur në janar./Zëri