Ronaldo i hesht gjithmonë kritikët

Sport April 20, 2018 - 11:41
Detajet

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane thotë se bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo gjithmonë e gjen mënyrën për t’i heshtur kritikët, transmeton zeri.info

Ylli portugez është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme, ndërsa ai dhe bashkëlojtarët e tij janë duke u përgatitur që të përballen me Bayern Munichun në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Ronaldo është duke shijuar një edicion fantastik, përgjatë së cilit deri më tani ka realizuar 42 gola në 39 ndeshje.

“Unë besoj që edhe sulmuesit e tjerë mund të kontribuojnë me gola të rëndësishëm, edhe pse është e vërtetë që Cristiano bën gjëra të pabesueshme”, deklaroi Varane.

“Kur të gjithë mendojmë se ai do të bie paksa nga forma, ai rikthehet për të shënuar shumë gola. Me Cristianon jemi mësuar që të befasohemi vit pas viti”, shtoi ndër të tjera reprezentuesi francez./Zëri