Conte lëvdon Mosesin

Sport April 20, 2018 - 10:56

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka lavdëruar futbollistin e tij Victor Moses pas paraqitjes së ti në fitoren 1:2 në udhëtim te Burnley të enjten, transmeton zeri.info

Reprezentuesi nigerian shënoi një gol dhe asistoi në fitoren e ekipit të tij në “Turf Moor”.

Conte deklaroi se Moses ishte ylli i mbrëmjes për Chelsean.

“Ishte një paraqitje fantastike nga të kaltrit dhe një trepikësh i merituar”, deklaroi Conte.

“Victor Moses, me një asistim dhe me golin e fitores, ishte ylli i ndeshjes, por të gjithë u paraqitën mirë kundër një kundërshtari të vështirë”, shtoi ish-trajneri i Juventusit. “Fitorja e dytë radhazi është një përgatitje e shkëlqyeshme për ‘Wembley’ të dielën”, u shpreh italiani.

Ndeshjen e ardhshme Chelsea e luan ndaj Southamtonin në gjysmëfinalen e FA Cup të dielën./Zëri