PSG-ja dëshiron Donnarumman

Sport April 20, 2018 - 10:45

Menaxheri i Gianluigi Donnarummas, Mino Raiola është duke e shtyrë klientin e tij drejt një transferimi te Paris Saint-Germaini, raporton “France Football”.

Portieri i Milanit është vetëm 19-vjeçar dhe këtë muaj u bë futbollisti më i ri në Serie A që kap shifrën e 100 ndeshjeve, transmeton zeri.info

E ardhmja e tij ka qenë shpeshherë subjekt i spekulimeve dhe ai ka refuzuar që të garantoj qëndrimin e tij në “San Siro” në të kaluarën.

Sipas së përditshmes franceze “France Football”, Raiola është duke negociuar prej disa javësh me Paris Saint-Germainin.

Gjithashtu tashmë është bërë e ditur se Milani ka arritur marrëveshje me Pepe Reinan, i cili do t’iu bashkohet kuqezinjve si transfero i lirë, pasi që kontrata i skadon në qershor të këtij viti.

Çmimi i Donnarummas vlerësohet të jetë rreth 60 milionë euro./Zëri