Kundër Romës, takim emocional

Sport April 20, 2018 - 10:34

Mohamed Salah është i sigurt se ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Romës do të jenë një takim emocional për të, transmeton zeri.info

Reprezentuesi egjiptian ka luajtur për klubin romak gjatë periudhës 2015-2017 dhe kishte realizuar plot 34 gola dhe 24 asistime në 83 ndeshje, ndërsa te Liverpooli ishte transferuar gjatë verës së kaluar për 37 milionë funte.

“Do të jetë një ndeshje emocionale sepse luaj për herë të parë kundër Romës”, deklaroi Salah.

“Kam luajtur aty për dy vite, isha shumë i lumtur dhe kisha raporte të mira me tifozët. Jam shumë i kënaqur që do të kthehem aty sepse unë i doja tifozët dhe atë më donin mua”, shtoi reprezentuesi egjiptian. “Shpresoj që të fitojë, por gjithashtu dua t’i uroj Romës gjitha të mira”, u shpreh ai./Zëri