Publikohen fotot, shikojeni se si ia “copëtuan” kokën trajnerit të Besiktasit tifozët Fenerbahces

Sport April 19, 2018 - 21:50

Është ndërprerë ndeshja derbi në Turqi

Ndeshja gjysmëfinale e kupës së Turqisë e cila ishte duke u zhvilluar në stadiumin ” Sukru Saracoglu” në Stamboll është ndërprerë pasi që tifozët e klubit të Fenerbahces kanë goditur në kokë trajnerin e Besiktas, menaxherin turk Senol Gunes, shkruan Gazeta Blic

“Cnnturk” ka publikuar fotot ku shihet koka e trajnerit Gunes e qepur pasi që ka pësuar lëndim në kokë, në këtë ndeshje është goditur edhe asistenti i tij.

Deri në momentin e incidentit rezultati ishte 0-0.