Krejt gjilanasit drejt Podujevës kundër Llapit

Sport April 19, 2018 - 15:35

Derisa trajneri i Llapit, Tahir Batatina, u ka bërë thirrje llapjanëve që të dielën në numër sa më të madh të jenë në stadiumin e Podujevës për ta ndihmuar ekipin e tij që ta mposht Dritën dhe të kthehet në luftë për titull të kampionit, janë gjilanasit ata që po ashtu janë organizuar për të shkuar në numër të madh drejt Podujevës për ta përkrahur Dritën, e cila nuk di për humbje qe 23 ndeshje, raporton “Zëri”.

Në ftesën e “Intelektualëve” të Dritës thuhet:

Rruga për Kampion !

Intelektualë dhe qytetarë të Gilanit bëhuni gati për të Dielën që të gjithë së bashku masovikisht të bëjmë rrugën e shpresës , rrugën për qëllimin tonë, rrugën për Dritën Kampion.

Drita ka nevojë për ne , ndërsa ne kemi nevojë për dritë. Të bëhemi së bashku të ndriçojmë këtë rrugë që të kthehemi krenarë për vazhduar luftën deri në fund!

Pra, të Dielën qyteti udhëton në Podujevë me shumë shpresë , me shumë ushtarë në këtë betejë dhe me të vetmin qëllim DRITA KAMPION !

Shihemi në ora 12:00 në shtëpinë tone “Selami Osmani – Bezi”.