Eliminohet Drenica, qan tifozi

Sport April 19, 2018 - 13:43

Tifozë të shumtë të Drenicës kishin marrë për në Gjakovë, për të përkrahur skuadrën e tyre.

Drenica luajti ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të DigitAlb Kupës ndaj Vëllaznimit, ku kërkonte finalen, pas barazimit 1:1 në shtëpi.

Ndeshja u mbyll 0:0 dhe në finale shkoi Vëllaznimi, që la të dëshëpëruar shumë tifozë të Drenicës.

Njëri nga ta, siç shihet në foto e përjetoi më rëndë eliminimin, shkruan “GazetaOlle.com”.

Krahas tifozëve, dëshpërim i madh u vërejt edhe tek trajneri Sadat Pajaziti dhe lojtarët.

Në finale do të takohen, Vëllaznimi dhe Prishtina.

Image