Triumfojnë Rockets dhe Cavaliers

Sport April 19, 2018 - 12:10

Hosuton Rockets ka shënuar edhe fitoren e dytë në “Play-Off’ ndaj Minnesota Timberwolves me rezultatin 102:82, transmeton zeri.info

Chris Paul me 27 pikë, 8 asistime dhe 3 kërcime dhe Gerald Green me 21 pikë, 12 kërcime dhe 1 asistim ishin më të mirët në këtë fitore të Rockets.

Tek Timberwolves më i dalluari ishte Nemanja Bjelica, që realizoi 16 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime.

Cleveland Cavaliers ka fituar në ndeshjen e dytë ndaj Indiana Pacers me rezultatin 100:97, duke u barazuar kështu në 1:1 në serinë e ndeshjeve të “Play-Off”-it.

Lebron James ishte i pandalshëm në këtë triumf të ekipi të tij me plot 46 pikë, 12 kërcime dhe 5 asistime.

Ndërkohë, Utah Jazz ka barazuar në 1:1 serinë e ndeshjeve të “Play-Off”-it ndaj Oklahoma City Thunder pas fitores me rezultatin 95:102.

Donovan Mitchell me 28 pikë, 6 asistime dhe 2 kërcime dhe Ricky Rubio me 22 pikë, 9 asistime dhe 7 kërcime ishin më të mirët për Jazz.

Rezultatet: Houston – Minnesota 102:82 (2:0), Cleveland – Indiana 100:97 (1:1), Oklahoma – Utah 95:102.