Mourinho lëvdon Pogban

Sport April 19, 2018 - 11:45

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka lavdëruar mesfushori Paul Pogba pas paraqitjes së tij në fitoren 2:0 kundër Bournemouthit, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez është kritikuar shumë gjatë këtij edicioni për shkak të disa paraqitjeve të dobëta, por Mourinho ka vetëm fjalë të mira për ish-futbollistin e Juventusit.

“Nuk jam i mirë në përzgjedhjen e njeriut të ndeshjes. Sidomos sepse jam trajner i ekipit, por ai (Pogba) luajti shumë mirë”, deklaroi Mourinho.

“Kundër Cityt ai ishte fenomenal, por sot ishte shumë, shumë i mirë, një zgjedhje e mirë”, shtoi ish-trajneri i Chelseat dhe Real Madridit. “

Futbollistët luajtën mirë. Ishte një paraqitje profesionale me një përpjekje të madhe dhe përgjegjësi”, u shpreh strategu portugez./Zëri