Reali s’mund të mbështet vetëm te Ronaldo

Sport April 19, 2018 - 11:34

Zinedine Zidane thotë se Real Madridi nuk mund të mbështetet vetëm te Cristiano Ronaldo, transmeton zeri.info

Ishte pikërisht ylli portugez që e shpëtoi klubin madrilen nga humbja ndaj Athletic Bilbaos dhe iu siguroi një pikë atyre në momentet e fundit të ndeshjes.

“Ne duhet të mendojmë që do të ketë edhe lojtarë të tjerë si Cristiano që do ta bëjnë diferencën në Munih”, deklaroi Zidane.

“Ne duhet të jemi të përqendruar sepse është gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve dhe ne jemi duke mbrojtur titullin tonë”, shtoi strategu francez.

Sidoqoftë, Zidane thotë se nuk shqetësohet nga numri i pakët i golave të realizuar nga ekipi i tij dhe deklaroi se nuk ka ndonjë problem mes tij dhe Gareth Balet.

“Bale nuk ka ndonjë problem. Unë kam 25 lojtarë dhe Bale është njëri prej tyre”, u shpreh ai./Zëri