Allegri kërkon përqendrim ndaj Napolit

Sport April 19, 2018 - 11:22

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thotë se ata duhet të jenë të lumtur që janë katër pikë mbi Napolin, pavarësisht barazimit 1:1 ndaj Crotones të mërkurën, transmeton zeri.info

Klubi torinez ndeshjen e ardhshme e zhvillon pikërisht ndaj Napolit të dielën dhe Allegri ka kërkuar përqendrim nga futbollistët e tij për këtë sfidë.

“Para një muaji e gjysmë do të isha më shumë se i lumtur nëse do të shkoja në përballjen kokë më kokë me katër pikë avantazh”, deklaroi Allegri. “Ne nuk luajtëm mirë sot (e mërkurë) dhe vuajtëm pak”, shtoi ai.

“Ne duhet të provojmë që të fitojmë ndeshjen (ndaj Napolit) sepse do të ishte një hap i madh përpara”, u shpreh italiani, i cili kërkon titullin e katërt radhazi në Serie A me gjigandin torinez./Zëri