Napoli duket përsëri në formë

Sport April 19, 2018 - 10:37

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri thotë se ekipi i tij duket përsëri në formë pas fitores së vështirë 4:2 ndaj Udineses të mërkurën, transmeton zeri.info

Kjo fitore i ndihmoi napolitanët që t’i afroheshin në katër pikë Juventusit, që barazoi 1:1 ndaj Crotonës.

“Jam i zhgënjyer që i lamë të shënoheshin ato dy gola, por jam i lumtur sepse e pashë ekipin duke luajtur me mprehtësi përsëri”, deklaroi Sarri.

“Ekipi jonë gjithmonë mundohet që të marrë iniciativën dhe luajmë futbollin tonë, pavarësisht vendit, kundërshtarit apo rrethanave. Kjo është filozofia jonë”, shtoi strategu italian.

Ndeshjen e ardhshme Napoli e zhvillon ndaj kundërshtarit direkt për titull, Juventusit.

“Normalisht është e vështirë që të shkosh në Torino dhe të provosh për fitore sepse në aspektin e forcës, mendoj se Juventusi është ekipi më i kompletuar në Evropë. Ne do të bëjmë më të mirën tonë”, u shpreh ish-trajneri i Empolit./Zëri