Liverpooli s’do ta nënvlerësojë Romën

Sport April 19, 2018 - 10:25

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson thotë se klubi anglez nuk do ta nënvlerësojë Romën në përballjen ndaj tyre në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

“Ne sigurisht se nuk do t’ nënvlerësojmë. Ata mposhtën Barcelonën 3:0 dhe janë një skuadër e madhe”, deklaroi Henderson.

“Do të jetë një sfidë e vështirë si në shtëpi ashtu edhe si mysafir. I kam shikuar ata disa herë dhe ata kanë disa lojtarë shumë të mirë dhe një skuadër shumë të mirë”, shtoi reprezentuesi anglez.

“Do të jetë një testi vështirë siç është gjithmonë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por por është një sfidë për ne që të jemi të sigurt rrugës që kemi ndjekur deri tani, sidomos në raundin e parakaluar”, u shpreh ish-mesfushori i Sunderlandit./Zëri