Vëllaznimi në finale, Vushtrria-Prishtina në vazhdime

Sport April 18, 2018 - 16:57

Vëllaznimi ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës pas barazimit pa gola 0:0 në shtëpi ndaj Drenicës, shkruan zeri.info

Klubi gjakovar u kualifikua në saje të golit të shënuar si mysafir, për shkak se ndeshje e parë në Drenicë ishte mbyllur 1:1.

Ndërkohë, në takimin tjetër gjysmëfinal mes Vushtrrisë dhe Prishtinës, fituesi do të kuptohet pas vazhdimeve pasi koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1:0, rezultat me të cilin kishte përfunduar edhe ndeshja e parë në të mirë të prishtinasve. 

Golin për vendasit e realizoi Daut Maxhuni në minutën e 48-të./Zëri