Unitedi s’do të shpenzojë shumë

Sport April 18, 2018 - 12:08
Detajet

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho thotë se nuk do të shpenzojnë shumë para për të kapur Manchester Cityn, transmeton zeri.info

“Ne nuk do të shpenzojmë më shumë sesa që mundemi. Ne nuk do të bëjmë ndonjë çmenduri. Ne thjesht po provojmë që të përmirësohemi pak më shumë. Këtë gjë do të mundohemi ta bëjmë”, deklaroi Mourinho.

“Të gjithë do të mundohen që të përmirësohen, siç bëmë në edicionin e kaluar. Në edicionin e kaluar ne përfunduam në vendin e gjashtë dhe këtë sezon ne shpresojmë që të përfundojmë në të dytin”, shtoi ish-trajneri i Chelseat dhe Real Madridit.

“Edicionin e ardhshëm do të mundohemi që të përmirësohemi, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Ndoshta City do të investojë edhe më shumë dhe nuk do t’i lejojë të tjerët që t’i afrohen. Nuk e di. Por, kjo nuk ka të bëjë me ne, por me ta”, u shpreh strategu portugez, i cili e mori drejtimin e “djajve të kuq” në verën e vitit 2016. /Zëri