Juve dhe Napoli pas Vrsaljkos

Sport April 18, 2018 - 11:53

Menaxheri i Sime Vrsaljkos, Giuseppe Riso thotë se Napoli dhe Juventusi janë të interesuar për klientin e tij, por ai nuk e di nëse Atletico Madridi do të donte që ta shiste mbrojtësin.

Reprezentuesi kroat ka kaluar një kohë në Itali me fanellë e Sassuolos dhe është lidhur me një kalim te Napoli edhe në afatin kalimtar të janarit.

“Mbrojtësi i djathtë është roli më i kërkuar në botë”, deklaroi Riso.

“Napoli dhe Juve janë në kërkim të mbrojtësve të djathtë, por kjo është një çështje e njëjtë me pothuajse çdo vend në Evropë dhe kjo është arsyeja se pse ai nuk u largua në janar. Sime e do Italinë, por Premierliga është joshëse për çdokënd. Sidoqoftë, nuk e di nëse Atletico do ta shesë, ata duhet të gjejnë një zëvendësues dhe kjo nuk është e lehtë”, shtoi ai.