Ronaldo, një makineri golash

Sport April 18, 2018 - 11:43
Detajet

James Rodriguez thotë se Bayern Munichu duhet të tregojë kujdes ndaj një makinerie golash si Crsitano Ronaldo nëse duan kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Ronaldo është golashënuesi më i mirën këtë kompeticion gjatë këtij edicioni pas 15 golave të realizuar në 10 ndeshje.

Gjigandi madrilen kërkon triumfin e tretë radhazi në këtë garë, por James, i cili është në huazim dy-vjeçar te Bayern Munichu pikërisht nga spanjollët, thotë se skuadra e tij do të mundohet që ta ndalë pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Ai është një makineri golash dhe e ka treguar këtë gjë kohë pas kohe”, deklaroi James.

“Ai është gjithmonë në vendin e duhur, gjë të cilën e tregojnë edhe shifrat e tij. Ne shpresojmë që të kemi nj ditë të mirë dhe të zhvillojmë një paraqitje të mirë ekipore që të sigurohemi që ai të mos jetë në ditën e tij”, shtoi reprezentuesi kolumbian.

“Duhet të jeni të kujdesshëm me të, por gjithashtu edhe me lojtarët e tjerë të Madridit”, u shpreh ai./Zëri