Neymar synon rikthimin në maj

Sport April 18, 2018 - 11:29

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar thotë që synon rikthimin nga lëndimi në muajin maj, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian kishte thyer ashtin e këmbës në ndeshjen kundër Marseilles nw shkurt dhe më pas i ishte nënshtruar një operacioni.

Edhe pse prezenca e tij në Kupën e Botës nuk është vënë në dyshim, ende ka paqartësi rreth datës së saktë të rikthimit të tij në fushë për gjigandin parisien. “Nuk mund ta parashikoj saktësisht, varet nga niveli i shërimit”, deklaroi Neymar.

“Do të kem një analizë më 17 maj, nëse nuk gaboj. Atëherë do ta shohim se ku kam arritur”, shtoi ylli brazilian.

“Jam gjithmonë në kontakte me (trajnerin e Brazilit) Titen dhe (koordinatorin teknik të Brazilit) Edu Gaspar. Ne jemi duke shkëmbyer informata dhe është duke shkuar mirë”, u shpreh ai./Zëri