Salah ‘transferohet’ te Manchester Unitedi

Sport April 18, 2018 - 10:41
Detajet

Mohamed Salah është duke shkëlqyer këtë edicion me Liverpoolin, transmeton zeri.info

Reprezentuesi egjiptian ka realizuar 40 gola dhe 13 asistime në 45 paraqitje deri më tani me gjigandin anglez.

Një faqe e njohur në “Facebook” me emrin “Troll Premier League” ka postuar një fotografi të Salahut duke i uruar mirëseardhjen te Manchester Unitedi.

Sigurisht kjo është vetëm një shaka, gjë për të cilën edhe njihet kjo faqe./Zëri