Kovac, i duhuri për Bayernin

Sport April 18, 2018 - 10:30

Ish-ylli i Bayern Munichut, Lothar Matthaus thotë se klubi gjerman bëri një zgjedhje të shkëlqyer me emërimin e Niko Kovacit në krye të ekipit, transmeton zeri.info

Kovacit i është dhënë një kontratë tre-vjeçare nga gjigandi bavarez, pas një edicioni të shkëlqyeshëm në krye të Eintracht Frakfurtit.

“Ai ka përvojë, ai ishte një lojtar shumë i mirë dhe ka qenë kapiteni i përfaqësueses së Kroacisë”, deklaroi Matthaus.

“Bayerni ishte duke kërkuar për një trajner gjermano-folës dhe Niko Kovac ka bërë një punë shumë të mirë gjatë dy viteve të fundit në Frankfurt”, shtoi ai.

“Ai e ndërtoi skuadrën e tij, që ishte afër kategorisë së dytë te një vend i Ligës së Kampionëve në Bundesliga. Ai ka karizëm, ai ka pasion, ai di për futboll. Ai ishte lider si futbollist dhe tani po e tregon këtë edhe si trajner”, u shpreh gjermani./Zëri