KOK-u dërgon 40-45 sportistë në Lojërat Mesdhetare

Sport April 17, 2018 - 18:22

Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, të cilat mbahen prej 22 qershor – 1 korrik 2018. Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës do të dërgojë në Tarragona të Spanjës, 40-45 sportistë të 12 sporteve.

“Përzgjedhja e sportistëve do të bëhet në bazë të tri kritereve: cilësisë, univerzalitetit dhe barazisë gjinore. Lista përfundimtare e sportistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të tjerë do të përcaktohet në mbledhjen e radhës së Bordit Ekzekutiv të KOK-ut. Në Komitetin Olimpik të Kosovës, federatat kanë dërguar rreth 80 aplikacione të sportistëve”, thuhet mes të tjera nga KOK.