Ish-sulmuesi francez: Neymar po e pështynë PSG-në, luajti poker në vend se ta festonte titullin

Sport April 17, 2018 - 16:41

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, është kritikuar ashpër nga ish-sulmuesi i Francës, Christophe Dugarry, sepse nuk kishte marrë pjesë në festën e titullit të Ligë 1 të PSG-së.

PSG-ja e fitoi titullin në ligën elitare franceze në stil duke e shkatërruar totalisht Monacon 7-1 të dielën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ylli brazilian nuk mori pjesë në festën e titullit duke vendosur të qëndrojë në atdhe teksa e vazhdon riaftësimin nga lëndimi në hyje.

Ai e festoi titullin duke postuar fotografi të një loje pokeri në mesin e miqve, duke e zemëruar Dugarryn.

“Si ka mundur Neymar të mos jetë në mesin e bashkëlojtarëve? Ata i kanë dhënë atij rolin e liderit dhe ai nuk vjen ta ndajë fitoren me ta? Si është e mundur që PSG-ja e pranon një sjellje të tillë? Si mund t’i shikojë shokët në sy kur sillet në atë mënyrë”, ka pyetur Dugarry.

“Ai po e pështynë klubin. Mendoj se është e tmerrshme. Sikur të ishte në Barcelonë, do të riktheje pa problem. E sikur unë të isha në PSG, do të zemërohesha tej mase”, shtoi ai.