Emery zbulon të ardhmen e Neymarit

Sport April 17, 2018 - 13:16
Detajet

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Unai Emery beson se Neymar do të qëndrojë te klubi francez edhe pas këtij edicioni, pavarësisht interesimit nga Real Madridi, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian është kthyer në një yll në ligën franceze që prej transferimit të tij te Paris Saint-Germaini nga Barcelona për 222 milionë euro në verën e kaluar. Neymar ka shënuar 20 gola deri më tani në ligë, para se të pësonte një lëndim në muajin mars.

“E shoh Neymarin në Paris edicionin e ardhshëm”, deklaroi Emery.

“Ai është i lumtur këtu, është normale që skuadrat e tjera të interesohen për të. Ai është duke u shëruar dhe mund të luajë një ndeshje para fundit të edicionit”, shtoi Emery, i cili është kritikuar shumë gjatë këtij edicioni pas eliminim të parisienëve në fazën e së tetës së finales në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi.

Gjithashtu është raportuar se Emery mund të largohet nga gjigandi francez në fund të këtij edicioni.

Emrat e mundshëm për zëvendësimin e Emeryt janë përmendur Antonio Conte dhe Thomas Tuchel./Zëri