Tottenhami vetëm po përmirësohet

Sport April 17, 2018 - 12:59

Delle Alli thotë se Tottenhami është duke u përmirësuar vit pas viti nën urdhrat e trajnerit Mauricio Pochettino, transmeton zeri.info

Klubi londinez, që momentalisht është mbi Chelsean dhe Arsenalin në Premierligën angleze, është afër që ta mbyllë edicionin në katër vendet e parë dhe do të luajë kundër Manchester Unitedit në gjysmëfinalen e FA Cup.

“Ne jemi duke luajtur mirë këtë edicion, ne kemi qenë në formë të shkëlqyeshme. Mund ta shihni drejtimin nëpër të cilin po shkon klubi. Ne padyshim që jemi drejtuar në rrugën e drejtë momentalisht dhe jemi duke u përmirësuar çdo vit”, shtoi reprezentuesi anglez.

“Ne kemi një trajner të madh dhe një ekip të ri të shkëlqyeshëm që është i uritur për sukses, kështu që është një kohë e mrekullueshme për Tottenhamin”, u shpreh mesfushori./Zëri