PSG-ja nuk më respektoi

Sport April 17, 2018 - 12:38

Portieri i Torinos, Salvatore Sirigu është ndjerë i mos respektuar nga ish-klubi i tij, Paris Saint-Germaini, prej të cilit ishte larguar në verën e vitit të kaluar, transmeton zeri.info

Reprezentuesi italian kishte kalaur pesë edicione në Francë, por kishte bërë vetëm tre paraqitje në ligë në edicionin 2015/2016 para se të huazohej në edicionin pasues.

“Kam menduar që pas aq shumë vitesh të kaluara, ata mund të kishin folur me mua për fundin, me një drejtor me të cilin kisha ndarë gjithçka, jo me drejtorin sportiv, të cilin as nuk e njihja”, deklaroi Sirigu.

“Në mes të tjerash, mendoj që shpeshherë kishte paragjykime kundër meje në media”, shoi ndër të tjera italiani, i cili është paraqitur në 33 ndeshje deri më tani këtë edicion për Torinon./Zëri