Shaqirit dhe Stoke i vështirësohen punët – gjasat për mbijetesë në Premierligë

Sport April 16, 2018 - 23:34

Stoke City dhe Xherdan Shaqiri janë në rrezik të madh të rënies nga liga pas ndeshjes së fundit.

Stoke u ndal në barazim 1:1 në udhëtim te West Hami, duke lëshuar epërsinë e krijuar 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Stoket i janë pakësuar edhe më shumë gjasat për të qëndruar në Premierligë.

Ekipi i Shaqirit tashmë renditet në pozitën e parafundit me 28 pikë, 5 pikë prapa Swansea Cityt, që mban pozitën e 17-të e cila siguron mbijetesën.

Stoke do të ketë edhe katër ndeshje për t’i zhvilluar deri në fund, derisa njëra prej tyre do të jetë ndaj Liverpoolit në ‘Anfield’. /Insporti.com