Vidal i nënshtrohet operimit në gju, e humb sfidën kundër Real Madridit

Sport April 16, 2018 - 15:24

Arturo Vidalit do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacionit të vogël në gju pas lëndimit që e pësoi dje në stërvitje, ka konfirmuar trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes.

Dje skuadra e Bayernit u alarmua pasi mesfushori kilian mbeti i shtrirë në fushë gjatë stërvitjes edhe pse nuk kishte pasur asnjë kontakt fizik me bashkëlojtarët, transmeton Gazeta Express.

“Arturo u rrëzua pa pasur kontakt me askënd dhe tani ka problem me gjurin”, ka thënë Heynckes në një konferencë për media.

“Tani ai ka nevojë t’i nënshtrohet një procedure të vogël dhe do të mbetet jashtë për momentin. Ajo që dimë është se Arturo është luftarak dhe kam besim në riaftësimin e tij”, shtoi ai.