U poshtërua nga PSG-ja, Monaco bën një gjest të madh për tifozët që ishin në stadium

Sport April 16, 2018 - 15:01
Detajet

Pas humbjes poshtëruese me Paris Saint Germain 7-1 në kampionat, Monaco mori një vendim që shihet rrallë në futbollin e sotëm; do të rimbursojë të gjithë tifozët e tij që e ndoqën skuadrën në Paris duke parë edhe triumfin e titullit të skuadrës së Unai Emery.

“AS Monaco vendosi që të rimbursojë të gjithë tifozët që ishin të pranishëm në tribunën e vizitorëve në stadium. Modalitetet do të komunikohen shumë shpejt-lexohet në profilin e klubit të Principatës në rrjetin social Twitter, transmeton TCH.

Paris Saint Germain në mbrëmjen e së dielës siguroi titullin e tij të 7 në Ligue 1. Për skuadrën e kryeqytetit francez ishte një rikthim te titulli duke zbritur nga froni pikërisht skuadrën e Monacos që u shpall kampione sezonin e kaluar.