Drita apo Prishtina? Këta janë kundërshtarët e tyre deri në fund të kampionatit

Sport April 16, 2018 - 13:26

Drita kishte arritur që në përballje me pesë skuadrat më të dobët të kampionatit në rrethin e tretë të merr 15 pikë, duke i mposhtur të gjitha.

Me këto fitore Drita mori edhe pozitën e parë, ku ka tri pikë më shumë se Prishtina.

Nga kjo fundjavë fillon puna e vërtet për Dritën, pasi do të përballet me të gjitha gjashtë skuadrat e pjesës së epërme të renditjes.

Tri ndeshje si vendas dhe tri si mysafir edhe pse një e zhvillon kundër Gjilani (si mysafir). I bie që katër ndeshje do të zhvillojë në qytetin e saj.

Gjithçka nis me Llapin që pas fitores me Lirinë, ka rritur apetitet dhe kërkon që diferencën me Dritën ta zvogëloj në pesë pikë.

Pastaj Drita në shtëpi pret Feronikelin. Kundër drenicasve Drita është treguar superiore këtë stinori, pasi i ka eliminuar nga Kupa dhe i ka mposhtur dhe në kampionat.

Në xhiron e 30-të Drita do të jetë në shtëpinë e saj mysafir i Gjilanit, në derbin më të zjarrtë lokal.

Drita luan në shtëpi ndaj Lirisë së Prizrenit dhe Trepçës ’89.

Ndeshje e fundit zhvillohet me Prishtinën si mysafirë, që me gjasë do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

[Drita - Prishtina]

Edhe rivali i Dritës, Prishtina luan pothuajse me të gjitha këto skuadra, por e ka një ndeshje me Vllazninë e Pozharanit, që konsiderohet më e lehtë. /Gazeta Olle/