Fitojnë Rockets dhe Thunder

Sport April 16, 2018 - 12:30

Hosuton Rockets ka triumfuar në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it ndaj Minnesota Timberwolves me rezultatin 104:101, transmeton zeri.info

James Harden realizoi plot 44 pikë në këtë fitore të Rockets, ndërsa kontribuoi edhe me 8 asistime dhe 4 kërcime. Gjithashtu për vendasit u dallua edhe Clint Capela me 24 pikë, 12 kërcime dhe 1 asistim.

Për mysafirët më i dalluari ishte Andrew Wiggins, i cili realizoi 18 pikë, 6 kërcime dhe 1 asistim.

Fitores në ndeshjen e parë i është gëzuar edhe Oklahoma City Thunder kundër Utah Jazz me rezultatin 116:108.

Paul George me 36 pikë dhe 7 kërcime dhe Russell Westbrook me 29 pikë, 13 kërcime dhe 8 asistime shkëlqyen në këtë fitore të Thunder.

Rezultatet: Houston – Minnesota 104:101 (1:0), Oklahoma – Utah 116:108 (1:0).