Gattuso kërkon më shumë

Sport April 16, 2018 - 12:08

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso thotë se skuadra e tij ka mundësi që të bëj edhe më shumë, pas barazimit pa gola 0:0 ndaj Napolit të dielën.

Ky është barazimi i tretë radhazi për Milanin në Serie A.

“Në katër ndeshjet e fundit, ne jemi përballur me Juventusin dhe Napolin dhe ende jemi larg tyre”, deklaroi Gattuso.

“Sidoqoftë, ne treguam veten, luajtëm futboll sulmues dhe rrezikuam ndaj tyre, gjë që është pozitive. Suso dhe Calhanoglu punuan shumë për të mbyllur hapësirat e tyre, duke iu vështirësuar atyre qarkullimin e topit në sulm”, shtoi ai.

“Ndonjëherë kërkoj shumë nga sulmuesit e mi. Ne luajtëm mirë, por ne ende duhet të rrisim nivelin”, u shpreh strategu italian, i cili mori drejtimin e Milanit në nëntorin e vitit të kaluar./Zëri