Dembele zbulon të ardhmen

Sport April 16, 2018 - 11:41
Detajet

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele insiston se do të qëndrojë për një periudhë të gjatë te gjigandi spanjoll, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm nga katalonjasit. 20-vjeçari ishte transferuar te Barcelona nga Borussia Dortmundi në verën e kaluar për 105 milionë euro, por ka vuajtur nga lëndimet gjatë këtij edicioni.

Dembele është paraqitur në vetëm 12 ndeshje në La Liga, prej të cilave shtatë si titullar.

Por, sulmuesi planifikon që ta tregojë edhe më shumë veten te Barcelona, pavarësisht zërave që flasin për një largim të mundshëm në fund të këtij edicioni.

“Nuk do të largohem pas vetëm një edicioni”, deklaroi Dembele. “Kam nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Barcelonën. Do të jem këtu për një kohë të gjatë”, shtoi ndër të tjera ai./Zëri