Monaco, e hapur për shitjen e Lemarit

Sport April 16, 2018 - 10:27

Monaco duket se i ka hapur dyert për një shitje të mundshme të sulmuesit Thomas Lemar në afatin kalimtar të verës, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez ka qenë shpeshherë i lidhur me një kalim në Premierligës dhe klubi francez duket se tanimë është e hapur që t’i dëgjojë ofertat për sulmuesin. Liverpooli dhe Arsenali janë skuadra që kanë shprehur më së shumti interesim për Lemarin.

Madje, në janar ishte raportuar për një ofertë prej 92 milionë funtesh të Arsenalit për futbollistin.

Sidoqoftë, Lemar kishte refuzuar ofertën.

Tani, zëvendës-presidenti i Monacos, Vadim Vasiley është shprehur për një shtije të mundshme të Lemarit.

“Nuk është koha që të flasim për afatin kalimtar, pak orë pas përfundimit të ndeshjes me Parisin. Por, iu uroj fat atyre që e dëshirojnë atë. Ai vlen shumë”, deklaroi Vasiley, pak orë pas humbjes së thellë 7:1 nga Paris Saint-Germaini të dielën./Zëri