Vata i ri po vjen

Sport April 15, 2018 - 14:40
Detajet

Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Rudi Vata, padyshim që mbetet ende në zemrat e tifozëve të shumtë shqiptarë, shkruan zeri.info

Pavarësisht se ka një kohë që ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është pensionuar nga futbolli, tifozët ende mbajnë shpresa për një “Vata” të ri.

E, pasardhësi i Rudit mund të jetë vetë djali i tij, Roko Vata, i cili është pjesë e akademisë së klubit të njohur skocez, Celtic, skuadër në të cilën babai i tij kishte luajtur në periudhën 1993-1996.  

Për talentin e Rokos, ka shkruar edhe vetë faqja zyrtare e klubit skocez, që ka pritshmëri të mëdha për djaloshin 12-vjeçar.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme: