Lewandowski te Real Madridi? Polaku befason me deklaratën e tij

Sport April 15, 2018 - 13:12
Detajet

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowksi thotë se nuk mund t’i thuhet jo Real Madridit, transmeton zeri.info

Gjigandi madrilen është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por nuk ka pasur një edicion edhe aq të mirë në ligën spanjolle dhe në Kupën e Mbretit.

Kështu që, pritet që Flroentio Perez të shpenzojë para për përforcime të reja në klubin e tij.

Së fundmi është raportuar për një interesim të Real Madridit për Lewandowskin dhe polaku është deklaruar se nuk mund t’i thuhet jo klubit spanjoll.

“Real Madridi është pas meje? Nuk e di. Në këtë moment, jam plotësisht i përqendruar në ndeshjet e ardhshme. Nuk ka pasur kontakt deri më tani, por më duhet ta them që nuk do të mund t’i thosha jo Real Madridit nëse ata më duan”, është shprehur polaku./Zëri