Wenger mbështet Welbeckun për Botëror

Sport April 15, 2018 - 12:47

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mendon se sulmuesi i skuadrës së tij, Danny Welbeck është një kandidat i fortë për të qenë pjesë e përfaqësueses angleze në Kupën e Botës, transmeton zeri.info

27-vjeçari ka pasur disa probleme me lëndime gjatë këtij edicioni dhe gjithashtu ka vuajtur për të hyrë në njëmbëdhjetëshin e Arsenalit para Pierre-Emercik Aubameyangut dhe Alexandre Lacazettes.

Sidoqoftë, ai ka realizuar 5 gola në pesë ndeshjet e tij të fundit.

“Për Dannyn, ka qenë mirë së fundmi sepse ka luajtur në disa ndeshje”, deklaroi Wenger.

I pyetur se a mund të ftohet Welbeck në Botëror, Wenger u përgjigj: “Ndoshta. Ai iu ka kujtuar se nuk është plotësisht i harruar sepse momentalisht të gjithë janë duke folur për Kanen. Por, ka vend edhe për të (Welbeckun)”.