Edhe Atalanta e ndalë Interin

Sport April 14, 2018 - 22:45
Lexo detajet

Atalanta dhe Inter kanë ndarë pikët duke barazuar në ‘Azzurri d’Italia’.

Ndeshja e xhiros së 32-të në Serie A, nuk ka dhuruar gola duke u mbyllur baras 0-0.

Pjesa e parë i takoi Atalantës që kishte më shumë nga loja, me Interin që nuk arrinte të dilte për të sulmuar.

LEXO EDHE: City bën detyrën, tani shpreson të gabojë Unitedi për t’u shpallur kampion në Premierligë

Një Inter tjetër ishte në pjesën e dytë, që tentoi disa herë për të gjetur rrjetën por ishte e pamundur përballë Etrit Berishës që ishte në ditën e tij më të mirë.

Ky barazim e lë Interin në vendin e pestë me 60 pikë, aq sa ka Roma dhe Lazio që luajnë mes vete nesër (e diel)./Lajmi.net/