Kjo është renditja për Këpucën e Artë

Sport April 14, 2018 - 16:56
Ja cili futbollist është favorit pët ta fituar këtë çmim

Sa më shumë që i afrohemi fundit të sezonit, aq më interesante po bëhet gara për Këpucën e Artë.

Lionel Messi me tre golat e shënuara në ndeshjen e fundit kundër Leganes, ka arritur në numrin e 58 pikëve, me 29 gola.

Messi dhe Salah ndajnë dy pozitat e para me numër të njëjtë të pikëve.

Në vendin e tretë është Ciro Immobile i Lazios, me 54 pikë (27 gola), ndërsa në vendin e katërt pozicionohet Robert Lewandowski i Bayernit me 52 pikë (26 gola).

Harry Kane renditet në vendin e pestë me 50 pikë (25), ndërsa një pozitë më poshtë është Jonas i Benficas.

Ronaldo zë vetëm vendin e nëntë me 23 gola, apo 46 pikë.