Malaga – Real Madrid, pak kush e ka pritur se do të ndodhë kjo me Ronaldon

Sport April 14, 2018 - 15:08
Ja çfarë i ka ndodhur Ronaldos

Zinedine Zidane është duke konsideruar mundësinë e pushimit të Cristiano Ronaldos për ndeshjen e ardhshme në La Ligë.

Cristiano Ronaldo ishte hero i Real Madridit në duelet ndaj Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi portugez shënoi gjithsejtë tre gola në dy takimet, përfshirë penalltinë vendimtare për kualifikim në gjysmëfinale.

Por, trajneri Zinedine Zidane është duke konsideruar mundësinë e pushimit të Ronaldos për ndeshjen e ardhshme në La Ligë, përcjell “lajmi.net”.

“Mundo Deportivo” shkruan se Ronaldo nuk pritet ta fillojë ballafaqimin ndaj Malagas, të dielën.

Zidane dëshiron që Ronaldo të pushojë sa më mirë për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut.