Ja kur do të rikthehet Mkhitaryani nga lëndimi

Sport April 13, 2018 - 12:40
Detajet

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger shpreson që mesfushori Henrikh Mkhitaryan të jetë në formë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndaj Atletico Madridit, që luhet pas dy javësh, transmeton zeri.info

Reprezentuesi armen kishte pësuar lëndim në ligamentet e gjurit në javën e kaluar, në fitoren 4:1 të Arsenalit ndaj CSKA-së së Moskës dhe Wenger ishte frikësuar për shkallën e lëndimit të futbollistit të tij.

Madje, edhe raportohej se sezoni për Mkhitaryanin kishte marrë fund pas një fillimi të shkëlqyeshëm te Arsenali pas transferimit nga Manchester Unitedi.

“Po, është një lëndim në ligamente dhe ai duhet të qëndrojë jashtë edhe për dy javë. Mos u shqetësoni. Ne kemi një staf të mirë mjekësor dhe ai është mjaft serioz në shërimin e tij”, deklaroi Wenger./Zëri