Simeone mbron Griezmannin

Sport April 13, 2018 - 11:46

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka refuzuar që të kritikojë Antonie Griezmannin pas paraqitjes së tij të dobët në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj Sportingut, transmeton zeri.info

Klubi spanjoll u mposht 1:0 mbrëmjen e së enjtes, por arriti që të kalonte në gjysmëfinale të këtij kompeticioni falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë. Ndërkohë, Griezmann, i cili ka realizuar 17 gola në 16 ndeshjet e fundit, nuk ishte në formën e tij më të mirë të enjten.

“Është e pamundur për Griezmannin që të jetë më vendimtar sesa që ka qenë deri më tani për Atleticon”, deklaroi Simeone.

“Nuk prisja diçka tjetër nga kjo ndeshje. Në ditët e sotme, asgjë nuk është e lehtë. Sportingu është një rival i madh. Ne mund të kishim shënuar dy gola, por në fund ne vuajtëm për t’u kualifikuar në një tjetër gjysmëfinale evropiane”, shtoi ai./Zëri