S’kemi preferenca për gjysmëfinale

Sport April 12, 2018 - 10:52

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka thënë se nuk ka preferenca për ndonjë ekip në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Gjigandi bavarez u kualifikua në gjysmëfinale të këtij kompeticioni falë fitores 2:1 ndaj Sevillas me rezultat të përgjithshëm, ndërsa në raundin tjetër përballë mund të ketë skuadra si Real Madridi, Liverpooli apo Roma.

Shorti për gjysmëfinalen e garës më të madhe evropiane për klube do të hidhet të premten në orën 13:00.

“Asnjë trajner, kurrë nuk ka preferenca. Shikoni se çfarë i ndodhi Barcelonës. Ndeshjet do të jenë të forta”, deklaroi Heynckes.

“Ju nuk mund ta nënvlerësoni asnjë skuadër që ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale”, shtoi ai.

“Gjysmëfinalet do të jenë të vështira, por ne kemi ambicie dhe motiv që të përballemi me këto sfida”, u shpreh gjermani./Zëri