Juve pas Martialit

Sport April 11, 2018 - 12:22

Juventusi është vënë në kërkim të sulmuesit të Manchester Unitedit, Anthony Martial, raportojnë mediat franceze.

Futbollisti 22-vjeçar ka refuzuar së fundmi ofertën e klubit anglez për të rinovuar kontratën dhe kjo ka bërë që e ardhmja e sulmuesit të vihet në dyshim, transmeton zeri.info

Kontrata momentale e reprezentuesit francez me “djajtë e kuq” skadon në qershor të vitit 2019. Martial ka realizuar 11 gola dhe 11 asistime gjatë këtij edicioni me fanellën e Manchester Unitedit, por është i frustruar me paraqitjet e tij të pakta kohëve të fundit.

Gjigandi anglez kishte shpenzuar 60 milionë euro për transferimin e Martialit nga Monaco në vitin 2015 dhe nuk pritet të ketë çmim më të ulët për klubet e interesuara.

Përveç Juventusit, në garë për shërbimet e francezit janë edhe Tottenhami dhe Atletico Madridi./Zëri