Ozil mund të bëhet edhe më i mirë

Sport April 10, 2018 - 12:25

Mesut Ozil është duke shkëlqyer javët e fundit me fanellën e Arsenalit, por bashkëlojtari i tij, transmeton zeri.info

Per Mertesacker thotë se ai mund të japë edhe më shumë. Mertesacker thotë se Ozil ende nuk e ka arritur kulmin dhe ka edhe shumë për të ofruar te Arsenali dhe përfaqësuesja gjermane.

Ozil asistoi në tre gola në fitoren 4:1 të Arsenalit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj CSKA së Moskës të enjten e kaluar, ndëra Arsene Wenger e pushoi atë në fundjavë në sfidën ndaj Southamptonit.

“Shpesh, Mesuti është kreatori i golave dhe të enjten ai e tregoi sesa vdekjeprurës mund të jetë në fazën e sulmit”, deklaroi Mertesacker.

“Ka edhe shumë për të ardhur nga Mesuti, siç e kam thënë gjithmonë. Ka aq shumë potencial tek ai, por ai ende duhet të japë më shumë”, shtoi ai./Zëri