Perez: E doja Tottin

Sport April 10, 2018 - 11:29

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka konfirmuar se kishte provuar që të nënshkruante me ish-sulmuesin Francesco Totti në të kaluarën, transmeton zeri.info

Por, Totti i kishte thënë Perezit se nuk mund të largohej nga Roma. Totti kaloi gjithë karrierën e tij me romakët, para se të pensionohej nga futbolli në fund të edicionit të kaluar.

“Totti është njëri prej legjendave që të gjithë e dëshironin”, ka deklaruar Perez. “Para vitit 2006, në fillimet e mia si president, unë e telefonova atë dhe i kërkova që të vinte, por ai më tha se nuk mund të largohej nga Roma”, shtoi ndër të tjera spanjolli.

Totti ishte paraqitur në gjithsej 785 paraqitje për Romën në të gjitha garat dhe kishte arritur të realizonte plot 307 gola dhe 127 asistime./Zëri