Osmani: Shkëndija e zhvilloi ndeshjen më të mirë në pranverë (VIDEO)

Sport April 08, 2018 - 14:27

Shkëndija e bëri hapin e radhës drejt sigurimit të titullit të kampionit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, pas fitores bindëse 5:0 përballë Renovës në kuadër të xhiros së 26-të.

Me mungesa të disa lojtarëve titullar në formacion (Hasani, Ibraimi, Alimi, Adili dhe Wakili), kuqezinjtë shfaqën inspirim në fushë me futbollistët që treguan se janë të gatshëm kurdo që tu jepet shansi për të luajtur.

Kjo ka lënë të kënaqur trajnerin Osmani që vlerësoi paraqitjen dhe fitoren bindëse të skuadrës, reagimin e futbollistëve që morën besimin për të luajtur, debutimin e Leard Sadriut, rikthimin e Arbin Zejnullait dhe serinë prej 7-të ndeshjeve të njëpasnjëshme në kampionat pa gol të pranuar.