Ranieri nuk shkon te Italia

Sport April 08, 2018 - 13:33

Trajneri i Nantesit, Claudio Ranieri thotë se do ta respektojë kontratën e tij me klubin francez, pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhin atë me një kalim të mundshëm në krye të përfaqësueses italiane, transmeton zeri.info

Ranieri insiston se do të jetë në krye të Nantesit edhe në edicionin e ardhshëm, pavarësisht zërave që e lidhin me një kalim te kombëtarja italiane.

Ish-trajneri i Leicesterit është raportuar të jetë njëri prej kandidatëve kryesore për të marrë drejtimin e përfaqësueses italiane së bashku me Antonio Conten, Carlo Ancelottin dhe Roberto Mancinin.

“Jam në kontratë me Nantesin”, deklaroi Ranieri.

“Mediat një ditë thonë se do të shkojë tek Italia, një ditë tjetër te Nice”, shtoi ai.

“Do të jem te Nantes vitin e ardhshëm sepse kam kontratë dy-vjeçare me ta”, u shpreh italiani./Zëri