Edhe Ancelotti meritor për titullin

Sport April 08, 2018 - 13:05
Jupp Heynckes thotë se edhe Carlo Ancelotti është meritor për titullin e fituar nga Bayern Munichu

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes thotë se edhe paraardhësi i tij Carlo Ancelotti i ka meritat e veta për titullin e fituar nga gjigandi bavarez, transmeton zeri.info

Ancelotti ishte shkarkuar në fillim të edicionit për shkak të marrëdhënieve jo të mirë me yjet e ekipit, por Heynckes pati fjalë të mira për strategun italian.

“Dua ta përshëndes Carlo Ancelottin në Itali. Kjo fitore i takon edhe atij”, deklaroi Heynckes.

“Ai ishte paraardhësi im këtu dhe edhe pse ai qëndroi për vetëm shtatë ndeshje, ai është një zotëri i vërtetë dhe njëri prej trajnerëve më të mirë në Evropë. E respektoj shumë atë që ka bërë ai si trajner dhe si futbollist gjatë karrierës së tij dhe dua ta përshëndes atë sot, faleminderit”, shtoi gjermani./Zëri